Grupi i Shtetit Islamit ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimeve që lanë të vdekur mbi 100 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë në ceremoninë përkujtimore të Qasem Soleimanit në Iran.
Lajmin e konfirmoi vetë organizata në një postim në rrjete sociale.
Më herët Irani akuzoi Izraelin dhe SHBA se ishin të përfshirë në sulmin pranë varrit të Qassem Saleimanit, i cili u vra katër vite më parë nga një sulm amerikan në Irak.
360grade.al