Home KRYESORE SHTETI TË KËRKOJË NDJESË DHE RESPEKT PËR KËTO ZONJA!

SHTETI TË KËRKOJË NDJESË DHE RESPEKT PËR KËTO ZONJA!

Nga Kliton Nesturi

Në funddhjetorin e vitit 2022, u shua në Moskë Inga Tarasova, përkthyese dhe redaktore e Radio Tirana. Inga Tarasova ishte një prej atyre vajzave re huaja të cilat lanë atdheun e tyre për të jetuar në Shqipëri!

Tarasova u martua me Seit Dyrzin, një prej studenteve shqiptar që studiuan në Moskë, me të cilin krijoi familjen ku pjesë e saj u bënë edhe vajza Diana dhe djali Valeri.

Inga Tarasova u arrestua dhe u dënua padrejtësisht me një gjygj të sajuar ku u denuan edhe mjaft gra të huaja, në vitin 1975.

Është në nderin e shtetit shqiptar që të kërkojë ndjesë duke shprehur njëkohësisht edhe respektin për të gjitha ato gra të huaja, austriake, italiane, polake, hungareze, ruse, e të tjera, të cilat u dënuan padrejtësisht nga regjimi komunist në Shqipëri.

KLITON NESTURI

Share: