Home Gjeo-Ekonomia “S’mund të bëjmë sikur nuk ekziston”- Spanja njohu pasaportën e Kosovës, ministri...

“S’mund të bëjmë sikur nuk ekziston”- Spanja njohu pasaportën e Kosovës, ministri i Jashtëm: S’do e pengojmë rrugën e saj drejt BE-së, por…

Me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës edhe Spanja ka dhënë qëndrimin e tyre se do ta pranojë pasaportën kosovare, dhe se qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe pa pengesa drejt këtij shteti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, në një intervistë për mediat në Spanjë, rithekson se njohja e pasaportës nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë.

Ministri Albares thotë se me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën edhe Spanja duhet të përshtatet me shtetet tjera, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Edhe Spanja duhet të përshtatet ashtu si pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin. Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe një herë them se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestat i pranojmë pasaportat e tyre”, thotë ministri derisa pyetet për çështjen e Kosovës.

Gjatë intervistës, ai deklaroi se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duke shtuar se nuk do të jetë as pengesë për “ afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian”.

Më tej, ministri shton se nuk mund të bëjnë se nuk ekziston Kosova, pasi që është territor brenda Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu merr pjesë në samitet e organizuara nga Bashkimi Evropian.

“Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, thotë ndër tjera ministri për median spanjolle

në një intervistë për mediat në Spanjë, rithekson se njohja e pasaportës nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë.

Ministri Albares thotë se me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën edhe Spanja duhet të përshtatet me shtetet tjera, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Edhe Spanja duhet të përshtatet ashtu si pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin. Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe një herë them se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestat i pranojmë pasaportat e tyre”, thotë ministri derisa pyetet për çështjen e Kosovës.

Gjatë intervistës, ai deklaroi se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duke shtuar se nuk do të jetë as pengesë për “ afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian”.

Më tej, ministri shton se nuk mund të bëjnë se nuk ekziston Kosova, pasi që është territor brenda Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu merr pjesë në samitet e organizuara nga Bashkimi Evropian.

“Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, thotë ndër tjera ministri për median spanjolle El Periodico De Espana./Telegrafi

Share: