Rritja e ndjeshme e turizmit ka ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor në Shqipëri.
2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar, duke i shtuar trafikut rrugor 30,034 mjete në ditë në qarkullim. Nga statistikat e Policisë së Shtetit për vitin që lamë pas thuhet se flota aktive e mjeteve vendase dhe të huaja në total llogaritet në 897,833 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me vitin 2018.
Po ashtu, sa i përket aksidenteve rrugore numrit është ulur me -22.4%. Edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore është ulur me 10.3% me ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete me -41.7%.
“Kryefjala e vitit 2023, ka qenë rritja e ndjeshme e turizmit duke ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor. 🚗_🚕_🚙
Fakt ky që nxjerr në pah sfidat me të cilat përballemi dhe rëndësinë e analizimit korrekt të realitetit. Shifra kuptimplota dhe pozitive, në harkun kohor 2018-2023. 💪🏻
📊👉🏻 Statistikat për vitin 2023 tregojnë se:
📈🧳🚢 🚘 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar, duke i shtuar trafikut rrugor në Shqipëri 30,034 mjete në ditë në qarkullim!
📈🚘 Flota aktive e mjeteve vendase dhe të huaja në total llogaritet në 897,833 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me vitin 2018!
📈🚘Shkalla e motorizimit në Shqipëri është 314 mjete për 1,000 banorë ose 55% më shumë krahasuar me vitin 2018!
📈Rritet numri i targimeve të reja me 78,157 mjete, 30% krahasuar me 2018!
📈🛣️Rritet numri i kilometrave të përshkuara në vit me 92% krahasuar me 2018!
Pavarësisht fluksit të shtuar në rrugët e Shqipërisë, në krahasim me vitin 2018:
📉🚗💥Numri i aksidenteve rrugore është ulur me -22.4%!
🕯️Numri i viktimave nga aksidentet rrugore është ulur me 10.3% me ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete me -41.7%! ⬇️
🚸Numri i qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore është ulur me -27.3%, me një ulje të indeksit të aksidenteve për 10,000 mjete me -48.5%! 📉
😇 REZULTATET POZITIVE nuk bien nga qielli! Ato arrihen me PUNË! 🙏
Ndërsa aksidentet rrugore ULEN, PROVOJNË se ky SUKSES s’do të ishte i mundur pa faktorët e mëposhtëm:
📣 Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit!
🛂 Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente!
📚 Leje Drejtimi më të merituara!
🔍 Mjete rrugore më të sigurta!
🛣 Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë!
Me dëshirën dhe qëllimin që viti 2024 të shënojë arritje të tjera pozitive përsa i përket zhvillimeve në qarkullimin rrugor, punojmë drejt misionit për garantimin e mjeteve më të sigurta dhe për drejtues mjeti më të përgjegjshëm, për përmbushjen e këtij qëllimi me efekt afatgjatë!”-thuhet në deklaratë.
Top Channel