Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli ka publikuar një foto të një miku të babait të saj, me një shënim nga mbrapa.
Sipas saj, Fadil Kokomani ka qenë një bashkëstudent dhe mik i Dritëroit, i cili ishte një i dënuar politik në burgun e Spaçit për 16 vite. Më pas ai u pushkatua së bashku me gazetarin Vangjel Lezho. Vajza e Dritëroit shpjegon se kjo foto mbahej në një çantë me dyn e kode, e fshehur mes gazetave dhe shënimeve të të atit.
“Fadil Kokomani , bashkëstudent dhe mik i Dritëroit , për disa vite gazetar në Radio Tirana (vitet 1958-1963) pas kthimit nga BS , i dënuar me burgim në Spaç për 16 vjet, si i dënuar politik dhe më pas pushkatuar së bashku me gazetarin dhe mikun tjetër Vangjel Lezho.
Kjo foto me shënimin në anën e prapme të saj mbahej në atë çantën me dryn e kode, e fshehur mes gazetave e shënimeve të babit, çantë e cila ishte e paarritshme për ne. Kjo zonë e paarritshme ishte në dhomën e gjumit të prindërve e aty mbaheshin gjërat sekrete që syri ynë kurioz nuk duhej t’i shihte. Së bashku me Tanin, vëllain, e kishim kuptuar që pëshpërimat e prindërve ose veprime që tradhtonin sinqeritetin e tyre të komunikimit me ne, dëshmonin ekzistencën e një qoshku të tillë në apartamentin tonë në Rrugën e Dibrës apo rrugën e Barrikadave siç edhe thirrej shpesh …
10-11-1953
Kujtim
Shokut tim të jetës e të universitetit , Dritëro nga Fadili . Le të kujtojë kjo fotografi , Dritëro , jetën tonë në B.S , gëzimet ndoshta dhe zënkat e vogla -por të ndreqëshme -tonat . Le të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të shoqërisë tonë .
Fadili”, shkruan vajza e Dritëro Agollit Elona Agolli.