Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vëmendje debatin për kullën “Mount of Tirana” e cila po ndërtohet në qendër të kryeqytetit.
Berisha tha se Edi Rama, pasi humbi betejën me shpalljet non-grata, kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat, duke iu referuar kullës 64-katëshe.
“Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës”, tha ish-kryeministri ndërsa theksoi se ishin trillime në mënyrën më primitive.
“Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.
Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.
Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.
Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.
Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha Berisha.
360grade.al