Mbi 200 priftërinj nga e gjithë Europa, e kanë nisur ditën sot në xhaminë “Ebu Beker”, në qytetin e Shkodrës.
Ata kanë zhvilluar një vizitë tek drejtuesit e Myftinisë, duke u njohur me historinë e bashkëjetesës fetare në këtë qytet.
Drejtuesit e Myftinisë dhe ato të kishës katolike, u kanë shpjeguar klerikëve tolerancën fetare në qytet, duke u treguar shembuj konkret, siç ishte viti 1997, ku për të parandaluar një incident shumë të rëndë fetar në qytet, priftërinjtë u futën në xhami për ta mbrojtur atë, ndërsa hoxhallarët u vendosën tek kisha e madhe.
Këto vizita janë në kuadër të Kampionatit Europian të Priftërinjve, që do zhvillohet në Shkodër.
Top Channel