Apartamenti i cili më parë ka qenë pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tashmë është sekuestruar dhe është kthyer në një qendër për sipërmarrje sociale dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.
Kjo banese që ndodhet në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dhe është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është kthyer në “Qendrën Art dhe aktivizëm’
I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili tha se ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë për të gjithë skeptiket e drejtësisë së re.
“Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër. Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, nënvizoi Balla në ceremoninë ku ishte I pranishëm dhe ambasadori i BE-së
360grade.al