Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje Kosovën. Duke marrë shkas nga debati i ngritur së fundmi mbi tërheqjen e dinarit serb nga përdorimi në territorin e Kosovës, Rama nënvizon se Kosova ka të drejtë të pamohueshme për zbatimin e Kushtetutës së saj.
Rama thotë se Kosova po ashtu duhet të angazhohet dhe koordinojë veprimet e saj me aleatët, por nga krahu tjetër nuk duhet të harrohet se Kosova të drejtë të zbatojë Kushtetutën e vendit të saj.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama në një reagim në rrjetin X.
360grade.al