Home KRYESORE Dënim kush lidh dy martesa, por jo bashkëjetesa! Gazetarja shpjegon ndryshimet në...

Dënim kush lidh dy martesa, por jo bashkëjetesa! Gazetarja shpjegon ndryshimet në Kodin Penal

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, liston propozimet për ndryshimet në Kodin e Ri penal, që përfshihen si risi.

Me këto propozime, konsiderohet krim kur gratë sjellin në jetë fëmijë dhe i japin në këmbim të parave, bigamia, terrorizmi kibernetik, ndikimi i zgjedhësve përmes dezinformimit apo ekspozimi i dëshmitarit të drejtësisë dhe identitetit të forcave speciale:

1) surrogacia, për rastet nëna lindëse sjell në jete një fëmije në shkëmbim të parave dhe do të konsiderohet krim

2) qortimi gjyqësor me shpallje, deri diku i njëjtë me fletë rrufetë (por jo plotësisht) që realizohet vetëm nëse i akuzuari pranon të qortohet

3) bigamia nëse në të njëjtën kohë lidh dy martesa. Nuk përfshihet si krim as bashkëjetesa dhe as tradhtia

4) pagimi i një dite burg në llogari te shtetit me 6 mijë leke dita. Përfshihet pagimi i burgut me këste nëse nuk ke mundësi financiare (për veprat e lehta)

5) pagimi i gjobës mund te ndodhë edhe në fazën e hetimit, dhe kjo sjell pushim të akuzës. Këtu përjashtohen të korruptuarit

6) rikonsiderimi  i heqjes se burgut të përjetshëm me dënim me kusht, pasi ke vuajtur 35 vite burgim, por me kushtin që ke ndjekur çdo program rintegrues

7) rritja e pragut për të mos mbajtur funksione publike deri në 25 vite, kur dënohesh për disa krime

8 nëse shpallesh fajtor, nuk do të hiqen vetëm dekoratat, por edhe titujt akademikë

9) përjashtohesh nga e drejta e trashëgimisë kur ke kryer një krim për ta përvetësuar pasurinë e familjes, duke dëmtuar anëtarët e tjerë

10 ) përjashtimin nga burgu i përjetshëm ishte për gratë dhe për çdo shtetas deri në 18 vjeç, bëhet deri në 21 vjeç

11) detyrimin me vendim gjyqësor për të lënë alkoolin dhe drogën

12) terrorizmi kibernetik, ndikimi i zgjedhësve përmes dezinformimit, ekspozimi i dëshmitarit të drejtësisë dhe identitetit të forcave speciale, do të jenë po ashtu krime

Top Channel

Share: