Home Gjeo-Ekonomia Dikur kritik ndaj tij, Presidenti argjentinas takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Dikur kritik ndaj tij, Presidenti argjentinas takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Papa Françesku është takuar ditën e sotme me bashkatdhetarin e tij dhe presidentin argjentinas, Javier Milei. Milei dikur një kritik i fortë i Papa Françeskut u takua me të ditën e sotme gjatë një ceremonie në Vatikan.

Papa Françesku drejtoi një ceremoni në bazilikën e Shën Pjetrit për argjentinasen Maria Antonia de Paz y Figueroa, një grua e shekullit të 18-të që hoqi dorë nga pasuria e familjes së saj për t’u përqëndruar në bamirësi dhe punën e saj misionare. Milei u ul në rreshtin e parë për të parë meshën dhe në fund foli shkurt me Papën. Presidenti argjentinas pritet të ketë nesër një takim private me Papën. Para se të kandidonte për president, Milei e kishte fyer Papën në terma të ashpër.

“Papa është argjentinasi më i rëndësishëm në histori”, tha dje kreu i shtetit të Argjentinës për Radio Mitre. Në intervistën e tij në radio tha se ai priste me padurim për “një dialog shumë konstruktiv” me Françeskun dhe shpresonte se shëndeti i papës 87-vjeçar do të ishte mjaft i mirë për të udhëtuar në Argjentinë.

360grade.al

Share: