Home KRYESORE Edi Paloka: Jam kurioz të di se çfare mendojnë ‘opozitaret’ e L....

Edi Paloka: Jam kurioz të di se çfare mendojnë ‘opozitaret’ e L. B., për vleresimet që Blinken i bëri Ramës

Edi Paloka në një koment për deklaratat e Antony Blinken, shprehet se është kurioz të dijë se çfarë mendojnë opozitarët e L. B., për elozhet që i bëri Edi Ramës.

Reagimi i Edi Palokës:

Jam kurioz të di se çfarë mendojnë ata ‘opozitarët’ e L. B., ata ‘euroatlantikët’ për vlerësimet që Sekretari i ka bërë Ramës???

Kur Blinken firmosi ‘non grata’-n e Berishës, i thashë L. B., se ky ishte një akt kundër PD, për të mbështetur Ramën. Në atë moment L. B., ishte dakord me këtë të vërtetë, por në shtator, pasi e kapen për veshi, ndërmori aktin e përjashtimit të Berishës pa pyetur asnjë prej nesh.

Justifikimi i tij, pas reagimit tim se me atë akt po shkatërronte PD, ishte se pas largimit të Berishës, ‘ata’ do godisnin Ramën…!!!

bëra të qartë që në rastin më të mirë ky ishte naivitet dhe logjike absurde. Goditja e Berishës bëhej pikërisht për të kundërtën, pra për të mbrojtur e fuqizuar Ramën.

Por L. B., vazhdoi edhe për ca vite të tjera të mashtronte ata që e ndiqnin se shumë shpejtë ‘ata’ do largonin Ramën e do i dhuronin pushtetin L. B.!

Prandaj jam kurioz sot të di, jo çfarë mendon L. B., se ai ka qenë i qartë që kur e morën peng, po ata që i shkojnë pas duke përdorur të njëjtat justifikime. Çfarë mendojnë sot për njeriun e Sorosit që firmosi për të shpallur ‘non grata’ Berishën dhe quan ‘udhëheqës e kryeministër të shkelqyer’ Ramën, korruptonjësin e McGonigal?!

Përderisa ata pranojnë si te mirëqena çdo gjë që thotë Blinken, atëherë i bie që si ‘opozitarë të vërtetë’ të pranojnë dhe vlerësimet për Ramën…!

360grade.al

Share: