Home KRYESORE “Fruthi”, mjekët bëjnë thirrje: Vaksinohuni! Spitali Pediatrik po përballon fluks të fëmijëve...

“Fruthi”, mjekët bëjnë thirrje: Vaksinohuni! Spitali Pediatrik po përballon fluks të fëmijëve me probleme

Situata e rënduar epidemiologjike, ku qarkullojnë shumë viruse, si fruth, grip, varicelë e shumë viroza, ka bërë që në shërbimin e pediatrisë të vijnë fëmijë me infeksione në sistemin nervor, meningite dhe encefalite, dhe që Shërbimi Infektiv në Pediatari të jetë i mbushur me pacientë të vegjël.

“Janë vërtet sëmundje të rëndësishëm, pasi vetë virusi i fruthit apo influenza kalon direkt në tru, duke shkaktuar probleme madhore tek fëmijët e vegjël”, tha Xhorxhian Kuli, Shefe e Shërbimit infektiv në Pediatri.

Shefja e Shërbimit Infektiv bën thirrje për vaksinim ndaj fruthit, në mënyrë që të parandalohet ndonjë epidemi e mundshme përsa kohë ka shumë të pavaksinuar.

“Kemi dy të shtruar, të dyshuara dhe po i mbajmë të izoluar që të frenojmë përhapjen”, tha Kuli.

Një shpërthim i fruthit në këtë situatë më shumë viruse do të rriskonte shumë fëmijët e vegjël, sidomos ata  nga 6 muaj deri në 1 vjeç, të cilët janë të pavaksinuar.

“Ne pamë këtë vit një grip që kishim vite që nuk e shikonim, me një klinikë agresive tek fëmijët e vegjël”, tha shefja e Shërbimit Infektiv.

Doktoreshë Kuli thotë se ka një rënie të numrit fëmijëve që shtrohen. Aktualisht pavioni është i mbushur. Ka 35 fëmijë të shtruar.

Top Channel

Share: