A ka treguar apo jo prokuroria shqiptare një dokument fals, me të cilin fill pas arrestimit të Dhionis Belerit, ju kërkua gjykatës së Vlorës se ai duhet të mbahej në burg mbasi ka qenë dhe më parë i dënuar?
Prokuroria këmbënguli që jo, duke u bazuar jo vetëm tek dëshmitarët, por duke zbërthyer se s’lëshohet certifikata gjyqësore.
Dëshmitarja e thirrur në gjykatën antikorrupsion Anila Paci, si një specialiste e fushës rrëzoi kartën e mbrojtjes së Belerit, duke treguar me shembuj se si lëshohet dëshmia e penalitetit, një dokument që provon historikun e qytetarit me drejtësinë.
Sipas dy certifikatave që kanë të njëjtin burim, Sistemin e gjendjes gjyqësore, kryebashkiaku i votuar i Himarës, rezulton i rehabilituar por njëherazi edhe i dënuar. Për dokumentin e parë Paci dha shpjegimin se shkresa ‘i padënuar” për të rehabilituarit, jepet atëherë kur qytetari aplikon vetë ne e-albania.
Por kur dokumenti kërkohet nga institucionet si prokuroria, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përcjell gjithë historikun penal të shtetasit. Që në rastin e Belerit i është konfirmuar prokurorisë se ai rezulton për shtetin ‘ i dënuar’. Dëshmitarja është pyetur dhe më herët nga BKH për shkak të një kallëzimi të Belerit i cili kërkon hetime për falsifikim dokumentash. Kjo çështje është mos filluar nga SPAK, por është dërguar nga apeli për interpretim në gjykatën kushtetuese
I dënuar apo i padënuar Fredi Beleri, që ngjan si një lojë fjalësh, në thelb prek dy klauzola të ligjit. E para termin e rehabilitimit për individët që shpallen fajtorë dhe e vuajnë dënimin dhe e dyta, ndryshimet e reja të ligjit ku dënimi me punë në interes publik nuk konsiderohet dënim siç ka ndodhur deri me tani me dy kryebashkiakë
Gjyqi ndaj Belerit kulmon në datën 13 shkurt, në të cilën SPAK do të shpallë pretencën ndaj kryebashkiakut të votuar të Himarës, akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Procesi ndaj tij ka numëruar dhjetëra kërkesa për ta lejuar gjatë këtyre shtatë muajve në burg që të lejohet të betohet, apo të lirohet. Të gjitha kërkesat janë refuzuar.
Top Channel