Home Gjeo-Ekonomia Krizë humanitare në Rripin e Gazës, rrezik për uri masive! Presidenti brazilian...

Krizë humanitare në Rripin e Gazës, rrezik për uri masive! Presidenti brazilian akuzon Izraelin: Po kryen gjenocid ndaj palestinezëve

Ditën e sotme një delegacion izraelit do të jetë në Paris në përpjekje për të thyer ngërçin në bisedimet për një armëpushim me Hamasin në Rripin e Gazës ku më shumë se 100 palestinezë raportohet të jenë vrarë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Situata humanitare vijon të përkeqësohet. Zyra për Koordinimin e Ndihmës Humanitare ka paralajmëruar një rrezik për uri masive për shkak të mungesës së furnizimeve të mjaftueshme me ujë dhe ushqim.

Nga ana tjetër presidenti brazilian vijon të akuzojë Izraelin për një gjenocid kundër palestinezëve në Gaza duke e krahasuar sulmin izraelit kundër Hamasit me Holokaustin nazist kundër hebrenjve.

“Ajo që po bën shteti i Izraelit nuk është një luftë, është një gjenocid, sepse vret gra dhe fëmijë,” tha Lula gjatë një ceremonie në Rio de Zhaneiro, pasi u shpall “persona non grata” nga Izraeli për deklaratat e tij të mëparshme.

Top Channel

Share: