Home Approccio Italo Albanese Libri “Brenga e Prokurorit” një leksion për shoqërinë!

Libri “Brenga e Prokurorit” një leksion për shoqërinë!

Di Artur Nura

🇦🇱I dashur Prenci Ahmet libri juaj “Brenga e Prokurorit” më tërhoqi fort dhe e lexova, siç thuhet në të tilla raste: “me një frymë”!

Stili yt i të treguarit është mjaft elegant dhe intrigues. Lexuesi që në fillim intuiton vazhdimin dhe fundin e personazheve, sipas meje jetësorë, por për çfarë intuiton mund ta konfirmoj vetëm pasi të ketë lexuar librin deri në fund dhe, ska mundësi tjetër për shkak të narracionit tepër intrigues.

Unë besoj që këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë gazetarët e kronikës që të kuptojnë më mirë se pas asaj që nuk duket, nuk ka vetëm statistika dhe vendime të ftohta, por ka dramë, shantazhe, miklime, oferta marramëndëse korrupsioni dhe, jo në pak raste edhe tragjedi të cilat në këtë libër ata vetë, kronikanët, personazhet mund ti kujtojnë kur i kanë raportuar nga vëndet e ngjarjes…!

Nuk e di nëse kolegja profesioniste Anila Hoxha e ka lexuar këtë libër e ndan të njëjtin opinion me mua?

Unë besoj që ky libër mund të konvertohet në një film të shkëlqyer i cili do të jetë shumë i sukseshëm, por padyshim edhe me mesazhe domethënëse për shoqërinë tonë me sfida modelesh publike të rëndomta që sipas meje do të sfidoheshin seriozisht me atë narracion kinematografik. Nuk e di nëse profesori i nderuar Ylljet Alicka ndan të njëjtin opinion me mua?

Shumë urime i nderuar Ahmet Prençi dhe “Penë të mbarë”! Bashkohet me mendimin tim edhe gjigandi Erion Kristo ?🇦🇱

🇮🇹Caro Ahmet Prençi il tuo libro “I guai del procuratore” mi ha attratto moltissimo e l’ho letto, come si dice in questi casi: “d’un fiato”!

Il tuo stile narrativo è piuttosto elegante e atrattivo. Fin dall’inizio il lettore intuisce il seguito e la fine dei personaggi, a mio avviso fondamentali, ma puo’ confermare quanto intuito soltanto dopo aver letto il libro fino alla fine, e non c’è altra scelta vista la narrazione molto atrattiva.

Credo che questo libro dovrebbe essere letto da tutti i giornalisti di cronaca per comprendere meglio che dietro ciò che non si vede non ci sono solo statistiche e fredde decisioni, ma ci sono drammi, ricatti, sconcertanti offerte di corruzione e, non ultimi casi e tragedie che in questo libro loro stessi, i cronisti, i personaggi possono ricordare quando le hanno raccontate dai luoghi degli accadutti…!

Non so se la mia collega professionista Anila Hoxha ha letto questo libro e condivide con me la mia stessa opinione?

Credo che questo libro possa essere convertito in un grande film che avrà molto successo, ma sicuramente conterrà anche messaggi significativi per la nostra società con sfide a modelli pubblici banali che secondo me verrebbero seriamente messi in discussione con quella narrativa cinematografica. Non so se lo stimato professore Ylljet Alicka condivide con me la stessa opinione?

Tanti complimenti al caro Ahmet Prençi e “Buona fortuna”! Anche il gigante Erion è d’accordo con la mia opinione? 🇮🇹

Share: