Home KRYESORE Nën masa të rrepta sigurie! Si u ruajt Zelensky në Tiranë, snajperët...

Nën masa të rrepta sigurie! Si u ruajt Zelensky në Tiranë, snajperët vëzhgim të sigurt nga tarracat e godinave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është ruajtur nën masa të rrepta sigurie gjatë ditës së sotme.

Duke qenë se sot u mbajt në Tiranë Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore, i gjithë vendi ka qenë nën pushtetin e forcave të sigurisë.

Teksa Zelensky ndodhej në kryemimistri duke zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, u vunë re snajperët që qëndronin në gatishmëri në tarracat e godinave. https://0ee3a44191c4e56a8c67283a276850b2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Nga ana tjetër forca të shumta të RENEA-s dhe Policia e Shtetit kanë qëndruar rreth godinës ku u zhvillua takimi.

Ata gjithashtu kanë qenë në terren duke vëzhguar lëvizjet dhe pasur nën kontroll mbarëvajtjen e rendit gjatë këtij samiti të rëndësishëm.

Top Channel

Share: