Home KRYESORE Pak orë para protestës, mbi 400 efektivë të Policisë dhe RENEA-s “blindojnë”...

Pak orë para protestës, mbi 400 efektivë të Policisë dhe RENEA-s “blindojnë” Parlamentin, në gatishmëri edhe autoboti i ujit

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit, ku si në çdo protestë krijohet kordon me efektivët në perimetrin e parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
Share: