Home Gjeo-Ekonomia Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiç, reagon Borrell: Ka vetëm një rrugë...

Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiç, reagon Borrell: Ka vetëm një rrugë për stabilitet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell publikoi në rrjetet sociale momente nga takimet e tij të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiç, në margjinat e Samitit të Sigurisë në Mynih.

Borrell shkruan se ritheksoi edhe njëherë faktin se stabiliteti në rajon arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Borrell.

360grade.al

Share: