Home Gjeo-Ekonomia Si realizoi Kina për nëntë vjet radhazi korrje të bollshme të drithërave

Si realizoi Kina për nëntë vjet radhazi korrje të bollshme të drithërave

default

Në vitin 2023, para gjendjes komplekse ndërkombëtare dhe fatkeqësive natyrore të shpeshta, si reshjet e papritura e të rralla përgjatë Lumit të Verdhë dhe lumit Huaihe, përmbytjet e rënda në Kinën Veriore e Verilindore dhe thatësira në Veriperëndim etj., prodhimi i drithërave në Kinë pati përsëri rezultat mbresëlënës. Kina prodhoi 695 miliardë kilogramë drithërave, 8.88 miliardë kilogramë më shumë në krahasim me vitin paraardhës, duke shënuar një rekord historik.

Korrje në provincën Jiangsu(Foto:VCG)

Foto:VCG

Tokë bujqësore me standarde të larta në Sichuan(Foto:VCG)

Në dekadën e fundit, kapaciteti i prodhimit të drithërave i Kinës është ngritur në mënyrë të vazhdueshme, duke e mbajtur për nëntë vjet me radhë prodhimin mbi 650 miliardë kilogramë. Ky rezultat u arrit kryesisht për shkak të faktorëve të mëposhtëm.

Së pari, mbështetja me politika është e fortë. Vitet e fundit, qeveria ka rritur vazhdimisht çmimin minimal të blerjes kolektive të grurit dhe orizit, duke shpërndarë në kohë subvencionet për fermerët mbjellës të drithërave çdo vit. Për shembull, në verën e vitit 2023, në Henan dhe rajone të tjera ranë shira të dendura gjatë sezonit të korrjes së grurit. Qeveria qendrore dha mbështetje financiare, teknike dhe materiale për Henan-in, duke u fokusuar gjithashtu në mbjelljen e grurit në vjeshtë për të pakësuar humbjet nga fatkeqësitë.

Së dyti, është promovuar fuqishëm krijimi i tokave bujqësore me standarde të larta, duke bërë që rendimenti i tokës të rritet me 10% – 20%, duke kursyer koston dhe duke ngritur efektshmërinë e prodhimit.

E treta është përparimi tekniko-shkencor. Rritja e prodhimit të drithërave në Kinë mbështetet kryesisht te rritja e rendimentit e jo te zgjerimi i tokës së punueshme, çka lidhet ngushtë me përparimin tekniko-shkencor bujqësor, si krijimi i pandërprerë i varieteve cilësore, shfrytëzimi i teknologjisë digjitale, ngritja e nivelit të kërkim-zhvillimit të makinerive bujqësore dhe përdorimi  gjerësisht i sistemit të monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm. Pra, përparimi teknik në tokë, farëra, makineri dhe metoda  ofron mbështetje të fortë për prodhimin e drithërave.

Foto:VCG

Mbjellje me makineri në provincën Anhui(Foto:VCG)

Foto:VCG

Përdorimi i dronëve në provincën Shanxi(Foto:VCG)

Në Konferencën Qendrore të Punës Rurale që u zhvillua në fund të vitit të kaluar, u theksua qartë rëndësia e garantimit të prodhimit të drithërave në nivelin mbi 650 miliardë kilogramë. Për të arritur këtë objektiv, do të bëhen përpjekje për të stabilizuar sipërfaqen e tokës së mbjellë dhe për të rritur rendimentin.

Konkretisht, përpjekje do të bëhen në garantimin e sipërfaqes së mbjellë, duke nxitur autoritetet e pushtetit vendor të marrin masat e duhura për të rritur mbështetjen ndaj fermerëve për të kultivuar drithëra. Gjithashtu, do t’i kushtohet rëndësi rritjes së rendimentit, duke marrë më shumë masa për parandalimin dhe zbutjen e pasojave nga fatkeqësitë natyrore.

Departamenti i meteorologjisë parashikoi që moti i sivjetshëm në përgjithësi nuk do të jetë i favorshëm për bujqësinë. Kina prapë ka detyra të rënda dhe vështirësi të mëdha për të kapërcyer drejt përmbushes së objektivit të paracaktuar të korrjeve. Lidhur me këtë, Kina do të bëjë plane përkatëse, si për shembull, krijimi i qendrave rajonale të ndihmës emergjente bujqësore për të bërë përgatitje për magazinimin e materialeve ndihmëse, duke dhënë ndihmë edhe nga ana teknike. Do të dërgohen grupe pune dhe ekipe tekniko-shkencore në frontin e parë kundër fatkeqësive për të drejtuar si duhet punët e shpëtimit dhe të ndihmës etj., për të minimizuar humbjet./Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: