Home Gjeo-Ekonomia Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiç pranon se është takuar tre...

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiç pranon se është takuar tre net rresht me Radoiçiç para ngjarjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç ka pranuar mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste se para sulmit terrorist në veri të Kosovës është takuar tre net rresht me Milan Radoiçiçin. Kujtojmë se ai është personi kryesor që ka pranuar që ka organizuar sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një efektivi, Afrim Bunjaku.

Vuçiç gjatë intervistës në TV Happy tha se në takim nuk ishte vetëm Radoiçiç por Slavko Simiç dhe disa djem te tjerë.

“Unë tri net kam pasur takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet,” tha Vuçiç.

360grade.al

Share: