Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai foli për rrugë dhe frymë të reja bashkëpunimi mes shteteve të rajonit, ndërsa bëri thirrje për të lënë pas çdo konflikt.
Rama: Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatëkomplekse për njëri tjetrin. 10 vite me parë udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes. Gjatë 10 viteve procesi i Berlinit na ka treguar se sa më e thjeshtë është të thuash se të bësh
Edi Rama: Shqipëria është e gatshme për këtë ushtrim mjaft sfidues, do të punojmë pareshtur me gjithë të tjerët për të ecur drejt zonës së përbashkët të pagesave euro, drejt lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjitale, drejt lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjitale.
Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën europiane të përbashkët të pagesave, do të ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë për të dërguar pagesa në Shqipëri, ulet 6 herë kostot e transaksioneve të biznesit me vendet e BE, vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve.
Ambicia jonë si Shqipëria është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë, nëse ulim vetëm 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë në kufijtë rajonale dhe BE mund të marrim një rritje të përgjithshme prej 25 miliard euro.
Ta lëmë politikën ballanike jashtë kësaj sfide të përbashkët dhe të përqendrohemi tek suksesi i këtij ushtrimit të jashtëzakonshëm dhe me përfitime.
360grade.al