Home Gjeo-Ekonomia Tronditet Athina! Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës, ngjarja u lajmërua...

Tronditet Athina! Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës, ngjarja u lajmërua nga dy telefonata misterioze

Një shpërthim me bombë ka tronditur në orët e para të mëngjesit Athinë. Pak minuta para orës 1:30 të mëngjesit shpërthimi i u raportua pranë Ministrisë së Punës.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vala goditëse theu xhamat si në Ministrinë e Punës, ashtu edhe në objektet e tjera fqinje. Shpërthimit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e mekanizmit, shkruan Protothema.

Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë pajisja ka shpërthyer në orën 01:29. Në telefonatë, ata thanë se Forca Revolucionare e Vetëmbrojtjes, një organizatë që nuk është parë më, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Pas shpërthimit, piroteknikët iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.
ELAS njoftoi se për shkak të një objekti të dyshimtë ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në rrugën Stadiou në lartësinë e kryqëzimit të saj me rrugën Pesmazoglu.

360grade.al

Share: