Home KRYESORE Vihen në lëvizje institucionet, vajza që bullizohej prej 2 vitesh, rikthehet në...

Vihen në lëvizje institucionet, vajza që bullizohej prej 2 vitesh, rikthehet në shkollë

Për rastin e bullizmit në shkollën “At Zef Pllumi” ka reaguar edhe Ministria e Arsimit. Në reagimin publik të këtij institucioni thuhet se menjëherë pas transmetimit të rastit në emisioni investigativ Fiks Fare është ngritur grupi i monitorimit për verifikimin e situatës.

Ky grup ka konstatuar se situata e krijuar mes nxënësve , ka kapërcyer përmasat personale duke përfshirë edhe ato familjare, për këtë arsye , me adresim nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë, stafi drejtues në bashkëpunim me shërbimin psikosocial, ka hartuar një plan ndërhyrje me qëllim mbështetjen dhe ndihmën e nxënësve përmes këshillimit psikologjik, ndihmës në shkollë dhe përfshirjen e tyre në proces.

Zyra Vendore Arsimore e Tiranës ka propozuar masë disiplinore pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore Parauniversitare Durrës ndaj drejtoreshës për mungesë të ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë e ëma e vajzës falenderoj gazetarët për problematikën e ngritur, dhe për zgjidhjen. “Vajza është kthyer në shkollë dhe është shumë e qetë” tregon e ëma.

Ditën e djeshme reagoi gjithashtu edhe Qendra për të Drejtat e Fëmjëve në Shqipëri dhe Koalicioni duke shprehur shqetësimin për nivelin e lartë të bullizmit në shkollat publike. CRCA kërkoi nga Ministria e Arsimit për miratimin e një plani kombëtar mbi bullizmin e dhunën në shkolla.

Rasti që denoncoi Fiks Fare ditën e martë tregon qartë bullizmin që ndodh në institucionet arsimore publike. Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pëllumbi ” një nxënëse bullizohej nga shoku i saj i klasës dhe për këtë ajo ishte shprehur tek prindërit se do të vriste veten. Ndërkohë që prindërit ishin ankuar në

drejtorinë e shkollës kjo e fundit donte të merrte një masë jo ligjore të largimit të djalit nga klasa. Gjë që solli një tjetër shqetësim pasi djali bullizues kërcënoi se do pinte fototksinë. Kështu që shkolla u step dhe nuk mori asnjë masë tjetër për zgjidhjen e situatës. Ajo që vihet re në komunimikim e prindit të vajzës me drejtoreshën e shkollës është se atë që duhet të bëj institucioni ajo kërkon ta bëjnë prindërit. Madje ajo shkon edhe më tej kur i drejtohet nënës së vajzës ” Burri jot ta takoj djalin dhe ta kërcënoj se do e zhduk” dëgjohet të thotë ajo.

Situata e krijuar nga të dyja palët ishte e nderë dhe institucioni rregullues edukues, siç është në këtë rast shkolla heshti.

E këtij mëndimi ishte edhe psikologia Denada Toçe e cila e kontaktuar nga Fiks Fare shpjegoi se në shkolla ka një mungesë të theksuar të strategjive nga psikologët për trajtimin e bullizimit, dhe se ky i fundit mund të çojë dhe në dëmitim të vetes.

“Nuk duhen ndërshkuar fëmijët menjëherë, por duhen edukuar dhe duhet punuar me ta”./Marrë nga Top Channel

Share: