Home Gjeo-Ekonomia “Ali Ahmeti është dirigjenti, i kam besuar jetën time”, Xhaferri tregon pse...

“Ali Ahmeti është dirigjenti, i kam besuar jetën time”, Xhaferri tregon pse zgjodhën Osmanin kandidat për President në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, në një intervistë për Grida Dumën, në Top Story, foli mes të tjerash për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe Edi Rama dhe për kryetarin e BDI, Ali Ahmetin.

Por jo vetëm, pasi Xhaferri tregoi pse zgjodhi Bujar Osmanin si kandidat për president në Maqedoninë e Veriut dhe se si janë zgjedhjet deri tani.

Si sillet opozita në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë?

Xhaferi: Në Kosovë është në pyetje vetë pushteti në relacion me faktorët ndërkombëtar dhe me republikën e Serbisë.

Bujar Osmani në një intervistë thoshte që ka një ndërhyrje të Albin Kurtit në zgjedhje?

Xhaferri: Është çështje tjetër, ndërhyrje për faktin që bën aktivitete politike në vendin fqinj, një vend që e ka njohur sovranitetin dhe territorin e Kosovës. Nuk ka qenë praktikë asnjëherë që të jenë të përziera në procese zgjedhore dhe nuk i bën mirë as Kosovës dhe as statusit tonë në Maqedoninë e Veriut

(Foto me Kryeministrin Albin Kurti)

Kështu është Kurti me ju? Kaq i buzëqeshur? Ju jeni gjithmonë kaq protokollar?

Xhaferri: Unë jam protokollar në çdo aspekt. Jam mbartës i funksionit protokollar, në kontakst të funksioneve që kryejmë nuk ka ndryshësi me qenë.

Po të shikojmë gjuhën e trupir, ai është më i prirur drejt jush…

Xhaferri: Është çështje karakteri, unë kam tjetër karakter

Xhaferri: Është çështja e Ramës, është sjella e atij dhe korrespondon me sjelljen e të anasjelltas.

Edhe këtu jeni protokollar

Xhaferri: Jam por afërsia që tregon Rama është ndryshe, nuk e tregon distancën.

Buzëqesh ndryshe për Ali Ahmetin

Xhaferri: E kam komandant që ia kam besuar jetën time, i kam besuar edhe njësitë dhe janë çësthje që na ndërlidhen.

A ia ka vlejtur e gjitha që nga lufta?

Xhaferri: Po besoj se po. Në jetën time kam filluar që në 78’ një jetë tjetër, jam nisur 15 vjeç në Beograd, kam nisur shkollë ushtarake, ka ndryshuar gjithçka dhe s’ka arsye mos të jem i kënaqur. Më kanë përcjelë sfida të shumta në jetë. Edhe si ushtarak ka qenë parësore të mbaj përgjegjësi për jetët e njërëzve.

Zgjedhjet vijnë për rreth dy muaj, Bujar Osmani është kandidati juaj për president, cilat janë gjasat?

Xhaferri: Duke iu referuar anketave që bëhen Janë gjasat që të qëndrojë mirë me pikët, për pritshmëritë për raund të dytë të vogla janë shanset që kandidat shqiptar të renditet në raund të dytë, duke marrë parasysh numrin e kandidatëve që marrin pjesë.

Pse e zgjodhët Bujar Osmanin sepse e njohin ndërkombëtarët, sepse ka qenë në krye të OSBE apo sepse doni të keni një profil të kësaj natyre?

Xhaferri: Edhe njëra edhe tjetra sepse njeri të panjohur ndërkombarisht dhe pa aurën që e mbart nuk mundet të jenë pritshmëritë të atij niveli që janë dhe anketat tregojnë që janë mirë.

Ali Ahmeti është i vetmi që nuk merr pushtet, partia rri gjithmonë në pushtet, ai vetë nuk e mban peshën e ekzekutivit asnjëherë, ju jeni shpatulla e djathtë e tij, e keni pyetur pse nuk e mban peshën e ekzekutivit?

Xhaferri: Nuk ka nevojë ta pyes kur e di. Është misionar nuk është funksionar, mban përgjegjësi kundrejt qytetarit. Misioni i tij është të menaxhojë dhe dirigjojë. Është dirigjet, nuk i duhet me qenë funksionar.

Vetë jeni violinë e parë?

Xhaferri: Qoftë i parë i fundit nuk ka rëndësi.

Pse duhet të votojnë BDI?

Xhaferri:Sepse ka dëshmuar atë që premton dhe e bën. Nuk është parti dhe subjekt euforik. Është racinale e fortë.

Si i shihni zgjedhjet?

Xhaferri: Shanset tregojnë që jemi në epërsi.

Jeni për një vijë proamerikanet?

Xhaferri: Po proamerikane, proevropiane për Maqedoninë e Veriut

Top Channel

Share: