Nga Alba Alimehmeti Kepi
Një djalë, burrë, prind, vëlla, bir, dashnor, i fejuar, e shqiptar modern i 2024, heq kaishin nga pantallonat për të nxjerrë organin gjenital e treguar burrninë.
Një vajzë, femër, bijë e nënë e ardhshme e justifikon se kështu do kishin vepruar dhe kushërinjtë e saj gati vëllezër jashtë shtëpisë.
Kjo video virale në istagram më shokoi.
Është Big Brother VIP shqiptar e shëmbëlltyra më e vërtetë e degradimit të shoqërisë moderne shqiptare.
Mendova se sot ky person e vajza që e justifikon do ishin përjashtuar që mes nate.
Nuk kish ndodhur.
Mendova se sponsorat që financojnë këtë format, që pëlqen o jo është nga më të ndjekurit në botë, do kishin tërhequr produktet e tyre e me një notë komunikim do kishin informuar konsumatorin shqiptar se si janë shkelur standartet etike të biznesit promovues të tyre.
Nuk ndodhi.
Prita që Autoriteti Kombëtare i Mediave Audiovizive të kishtë reaguar.
Nuk ndodhi.
Nuk ka indiferencë, heshtje e mbi të gjitha fjalë të tolerojë këtë sjellje.
Kaishi, kamzhiku o rripi i pantallonave e burrnia që tregohet me ato që ato mbajnë lidhur janë forma ekstreme të dhunës ndaj femrës, që në rastet më tragjike degjeneron në Feminicidio.
Asnjë sinjal e formë e tillë dhunë nuk mund të tolerohet e mbi të gjitha në një televizion publik kombëtar.
Mendova se kanë reaguar shoqata grash, grupime parlamentare e aleance grash politikane, agjensi konsumatorësh.
Nuk ndodhi.
Pashë me dhjetra video të këtij BURRI që me fjalë e sjellje bulizonte femrat e këtij formati e që sot bën viktimën.
Partnerja e tij në BB, qê thotë se ka gjysh një poet të madh, por që as gjysh nuk qënka, nuk b’zoni!
I dha ca patate të skuqme e puthjr e u shtrinë të flenin!
Vipat e këtij formati, gazetarë, artistë, moderatorë, aktorë, Miss-e etj janë shëmbëlltyra e degradimit moral e të vlerave të shoqërisë shqiptare.
Jo se janë fajtorë të gjithë, për këtë më duhet të shoh gjithë videot, por se heshtin e pranojnë të vazhdojnë lojën me këtë klimë dhune e jo vlere!
E mos më thoni mos u merr, jam e sigurt se shumë video i keni parë dhe ju.
Unë nuk hesht!