Home Gjeo-Ekonomia Fitimet e projektit për Sazanin/ Investimi një miliard dollarë i Kushner, fut...

Fitimet e projektit për Sazanin/ Investimi një miliard dollarë i Kushner, fut Shqipërinë në hartën elitë të turizmit

Plani i investimit një miliardë dollarësh në Shqipëri, i Jared Kushner, dhëndri i multimilarderit dhe ish presidentit Donal Trump e ka vendosur Shqipërinë në një ditë krejtësisht të re.

Shumë më pozitive që po jep efekte direkte në lidhje me industrinë e turizmit në Shqipëri. Operatorët turistikë që veprojnë në gjirin e Vlorës, komentojnë se vetëm lajmi, përmendja, është një investim shumë i madh.

Ndërsa ndërtimi i një do e vendosë turizmin shqiptar në klubin e vendeve që përfitojnë miliarda nga turizmi elitar. Rritja e punësimit, pagave, rritja e nivelit të ekonomisë do prekë direkt qytetarët e thjeshtë prona e të cilëve merr një vlerë dhjetwra herë më të madhe se sa aktualisht.

Jared Kushner konfirmoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Affinity Partners” deplanifikon të ndërtojë në shqipëri në ishullin e Sazanit një ekoresort luksoze të llojit AMAN, një vend që frekuentohet nga më të pasurit e botës.

Ndërsa investimi për 10 mijë dhoma në plazhin e zvërnecit do të rriste disa herë kapacitetin pritës të qytetit të Vlorës në Turizëm, rrit në mënyrë të jashtëzakonshme kërkesën për punëtorë dhe ndikon direkt me shpërndarjen e fitimit në të gjithë zonën. Aktualisht Sazani është një zonë me potencial të madh, por pa asnjë kontribut në ekonomi, përveç vizitave kurioze të turistëve në mesin e ndërtesave ushtarake të shkatërruara.

Por ndërkohë ka një rezistencë ndaj projektit që duket se më së shumti vjen për shkak të mosnjohjes apo gadishmërisë për të kapur një kauzë debati. Por ndërkohë vetëm projekt ideja e këtij investimi një miliardë dollarësh po sjell përfitime të mëdha ekonomike në një moment kur operatorët turistikë po bëjnë rezervimet e fundit për sezonin e ri. Marketingu falas që po i bëhet shqipërisë këto ditë, është një investim që të gjithë operatorët shqiptarë bashkë nuk do e bënin dot.

Turizmi shqiptar është rritur me shumë vështirësi dhe pothuajse si një aventurë me mungesën e theksuar të emrave të mëdhenj. Futja e Shqipërisë në hartën e resorteve luksoze të llojit AMAN me ekorestorin në Sazan dhe projektin gjigand në Zvërnec, do e kthejë gjithë zonën në një minierë të artë të ekonomisë shqiptare.

Top Channel

Share: