Home Gjeo-Ekonomia Gezuar Pashkët miq katolikë e Argjerim tę lehtë miq mysliman!

Gezuar Pashkët miq katolikë e Argjerim tę lehtë miq mysliman!

Kjo ështę kisha Shën Jani e Shqiptarëve në Romë, San Giovanni della Malva.

Nga Alba Alimemhmeti

Sa here që më pyesin i kujt besimi fetar je, përgjigjem; I të gjitha feve!

Mbaj Ramazan prej disa vitesh, festoj, Pashkët, Krishtlindjet, Natën e Mire, të Premten e Shenjtë!

I lutem Zotit të të gjithëve, e recitoj ato pak vargje qe di, të Kuranit e ë Biblës!

E vêshtire t’ja shpjegosh miqve e kolegëve, e kush si ne, nuk ka jetuar diktaturen!

Hallva e iftaret gatuheshin me frikën qe fuksi i lagjes mos të dëgjonte profumin e kuzhinës tironse, vezët e kuqe dhuroheshin nën peceta duarsh mbuluar. Ndërsa qirinjtë e netëve të Mira e Netëve të Shenjta ndizeshin në vende që nga jashte mos të shihej drita e tyre!
Shqiptarët luteshin ballë një guri kishe o xhamie të shembur që fshehurazi e kishin marrë e ruajtur në shtëpi.

Kjo eshte bukuria e vendit tim!
Bashkejetesa fetare!

E ruajtem falë amaneteve të gjysherve që uronin; krahë hap e buzeqeshur qofshi ndaj mikut, të panjohurit e nevojtarit!

Të festoje të gjitha besimet ishte sfida e protesta e heshtur ndaj një regjimi antinjerëzor!

Gezuar Pashkët miq katolikë e Argjerim tę lehtë miq mysliman!

Jemi të gjithë mbi një varke për të gjetur qetesinë, mirësinë e paqen, e jetuar këtë pjesë e det të jetës qe na e kanë dhuruar!

Share: