Home KRYESORE “Harroje amnistinë për zyrtarët e korruptuar”, Pampuri i përgjigjet Spiropalit: Kush nuk...

“Harroje amnistinë për zyrtarët e korruptuar”, Pampuri i përgjigjet Spiropalit: Kush nuk vjedh dhe nuk bashkëpunon me krimin, për ju fle gjumë

Pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK-ut, Edi Rama dhe shpura e tij shfaqen kërcënues ndaj institucioneve të drejtësisë.

Pas përpjekjeve për të ngritur komision që të kontrollojë punën e SPAK-ut dhe sulmeve kundër BKH-së, hapi i radhës i Edi Ramës ishte amnistia për zyrtarët e korruptuar.

Këtë e artikuloi sërish sot Elisa në botën e doganave.
Për të, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë.
Elisa i di mirë si funksionojnë këto dy mekanizma, nga doganat deri në Shkodër.

Amnistia për zyrtarë të korruptuar, harroje se do të marrë vota nga PD-ja.

PO, amnisti për qytetarët që i çuan në burg për 3 mijë lekë drita, ndërsa vetë vidhni miliona;

PO, amnisti për ata që protestonin për shtëpitë e tyre, ndërsa ju iu merrnit pronat dhe ua jepnit oligarkëve;

PO, amnisti për ata që protestuan kundër qeverisë tuaj, më e korruptuara në histori, që kriminalizoi shtetin dhe varfëroi shqiptarët.

Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarët!

Share: