Home Approccio Italo Albanese Humbi shikimin 11 vjeç/ Historia e trishtë e shqiptarit që na bëri...

Humbi shikimin 11 vjeç/ Historia e trishtë e shqiptarit që na bëri krenar në Itali: Qëndrova një muaj në Spitalin e Traumës

Në një lidhje në “Skype” në “Ftesë në 5” ka qenë 23-vjeçari shqiptar i cili jeton në Itali prej disa vitesh.

Këtij të riu shqiptar i cili ka mbetur i verbër nga një aksident në moshën 11-vjeçare, i ka kushtuar një artikull dhe prestigjozia La Republika.

Kledian Leka nga Lushnja i diplomuari i parë në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës” , kështu e ka nisur artikullin La Republika për shqiptarin që na ka bërë krenar të gjithëve.

Në moshën 11 vjeçare jeta e tij mori një tjetër rrjedhë, një aksident bëri që ai të humbasë shikimin për gjithmonë. Pak më vonë Klodiani shkoi në Itali për kurim, ku nisi edhe studimet. Aktualisht ai punon si programues në një kompani shumëkombëshe.

Klediani tregon se ndërkohë që studionte edhe ka punuar. Ai shprehet se sapo mbaroi studimet 3-vjeçare në moshën 20 vjeç, aplikoi për punë një kompani shumëkombëshe dhe u pranua.

Një nga sfidat e tij gjatë studimit ka qenë edhe fakti që shumë mësues flisnin më mënyrë vizive dhe ai për shkak të pamundësisë që nuk shikon dot, ka studiuar i pavarur.

“Për shkak të një aksidenti përfundova tek spitali i Traumës, qëndrova një muaj. Më pas një muaj kam qëndruar në shtëpinë time dhe më pas erdha në Itali ku fillova kurimin por më pas edhe studimet. Edhe pse kam pasur ndërhyrje apo kurime të ndryshme, kam vazhduar njëkohësisht dhe studimet”, ka treguar ndër të tjera Klediani.

https://youtube.com/watch?v=4AIwmXtIP1I%3Fsi%3DOJ6o0eV7PuZ1JUbU

Top Channel

Share: