L’Istituto Italiano di Cultura in collaborazione con il Museo Nazionale della Fotografia Marubi a Scutari e la Fondazione Alinari per la fotografia è lieto di presentare la mostra
Felice Beato e Adolfo Farsari – Due italiani in Estremo Oriente (1863-1890)
Inaugurazione: 05.04.2024 ore 19.00
Museo Nazionale della Fotografia “Marubi” a Scutari / Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër
Ingresso libero / Hyrja e lirë
La mostra è curata da Fondazione Alinari per la fotografia con la consulenza scientifica di Rossella Menagazzo.
L’esposizione sigla la prima collaborazione tra le due istituzioni e presenta le opere di due autori importanti per la storia della fotografia italiana e mondiale. Felice Beato e Adolfo Farsari sono stati tra i primi ad aver fotografato l’Estremo Oriente, in particolare il Giappone, contribuendo così all’avanzamento del fenomeno culturale del Giapponesismo in Europa.
Felice Beato (1832-1909) è stato un fotografo e imprenditore italo-britannico, tra i primi fotografi a rappresentare l’Estremo Oriente, specialmente il Giappone, dove aprì uno studio in seguito a viaggi in Europa, Egitto, India e Cina. È conosciuto soprattutto per ritratti e fotografie di edifici architettonici e paesaggi di Asia e dell’area mediterranea grazie ai quali ha fornito al pubblico dell’epoca immagini di paesi, popoli ed eventi lontani e sconosciuti. Ha avuto non pochi seguaci, soprattutto in Giappone, dove insegnò e lavorò con molti artisti, lasciando un’influenza profonda e duratura.
Adolfo Farsari (1841- 1898) è stato un fotografo italo-americano, fondatore dell’ultimo importante studio fotografico occidentale in Giappone. Nato a Vicenza, si trasferì negli Stati Uniti nel 1863 dove si sposò e ottenne la cittadinanza statunitense per poi spostarsi verso il Giappone dove apprese la fotografia e aprì il proprio studio fotografico, distrutto successivamente da un incendio. Cominciò a viaggiare per il paese scattando fotografie per rimpiazzare i negativi bruciati, ricreando un ricco portfolio che espose in un secondo studio. Rientrò a Vicenza nel 1890 portando una parte di Giappone con sé in Europa.
Fondazione Alinari per la Fotografia Toscana è il nuovo organismo fondato dalla Regione Toscana il 16 luglio 2020 a Firenze, per la conservazione, gestione e valorizzazione del patrimonio fotografico Alinari. Tra gli obiettivi principali vi è il favorire la più ampia e consapevole fruizione di questo bene culturale da parte di tutti, anche attraverso la costituzione di un Museo della fotografia, e l’organizzazione di attività di educazione e di formazione, di studio, di ricerca e di restauro.
La Fondazione inoltre ha l’obiettivo di valorizzare la storia della fotografia e il suo ruolo nella società, operando anche mediante iniziative editoriali, espositive e culturali dedicate alle diverse tecniche, agli stili, agli autori, alle scuole, alle indagini critiche, in Italia e all’estero.
La mostra rimane aperta fino il 7.07.2024
* * *
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacionin Alinari për fotografinë, ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)
Ekspozita është kuruar nga Fondacioni Alinari për fotografinë me konsulencën shkencore të Rossella Menagazzo.
Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe prezanton veprat e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Felice Beato dhe Adolfo Farsari ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, në veçanti Japoninë, duke dhënë kështu ndihmesën e tyre në përparimin e fenomenit kulturor të Japonezizmit në Europë.
Felice Beato (1832-1909) ishte një fotograf dhe sipërmarrës italo-britanik, ndër fotografët e parë që bëri të njohur Lindjen e Largët, veçanërisht Japoninë, ku hapi një studio pas udhëtimeve në Evropë, Egjipt, Indi dhe Kinë. Ai njihet më së shumti për portretet dhe fotografitë e ndërtesave dhe peizazheve arkitekturore në Azi dhe në zonën mesdhetare, falë të cilave i dha publikut të kohës imazhe të vendeve, popujve dhe ngjarjeve të largëta dhe të panjohura. Ka numëruar shumë ndjekës, veçanërisht në Japoni, ku dha mësim dhe punoi me shumë artistë, duke lënë pas një ndikim të thellë e të gjatë në kohë.
Adolfo Farsari (1841-1898) ishte një fotograf italo-amerikan, themelues i studios së fundit të rëndësishme fotografike perëndimore në Japoni. I lindur në Vicenza, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1863, ku u martua dhe mori nënshtetësinë amerikane përpara se të transferohej në Japoni, ku mësoi fotografinë dhe hapi studion e tij fotografike, e cila më vonë u shkatërrua nga zjarri. Nisi të udhëtonte nëpër vend duke bërë fotografi për të zëvendësuar negativët e djegur, duke rikrijuar një portofol të pasur që e shfaqi në një studio të dytë. U kthye në Vicenza në 1890, duke sjellë me vete një pjesë të Japonisë në Europë.
Fondacioni Alinari për Fotografinë Toskana është një organizëm i ri i themeluar nga Rajoni i Toskanës më 16 korrik 2020 në Firence, për ruajtjen, menaxhimin dhe përmirësimin e trashëgimisë fotografike Alinari. Ndër objektivat kryesore është inkurajimi i përdorimit sa më të gjerë dhe të ndërgjegjshëm të kësaj pasurie kulturore nga të gjithë, edhe nëpërmjet krijimit të një muzeu fotografik dhe organizimit të veprimtarive arsimore, formuese, studimore, kërkimore dhe restauruese.
Fondacioni synon gjithashtu të rrisë vlerën e historisë së fotografisë dhe rolit të saj në shoqëri, duke funksionuar gjithashtu përmes nismave editoriale, ekspozitore dhe kulturore, kushtuar teknikave, stileve, autorëve, shkollave dhe hetimeve kritike të ndryshme, në Itali dhe jashtë saj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 7.07.2024