Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Avokatët e Berishës dhe të Malltezit kishin bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi janë në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes Partizani.
360grade.al