Home KRYESORE Kina do të nxisë kultivimin e forcave të reja prodhuese cilësore

Kina do të nxisë kultivimin e forcave të reja prodhuese cilësore

Vizita e inspektimit në provincën kineze Hu’nan vlerësohet si hera e parë që presidenti Xi Jinping jep udhëzime në terren për përshpejtimin e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore sipas kushteve vendore.  
Në kryeqendrën e provincës Hu’nan, qytetin Changsha, ai vizitoi Kompaninë e Materialeve të Baterive “BASF Shanshan”, një ndërmarrje e përbashkët e krijuar nga kompania gjermane BASF dhe kompania kineze “Shanshan” në vitin 2021. Kompania “BASF Shanshan” është një furnizuese kryesore globale e materialeve të baterive të litiumit dhe produktet e saj përdoren gjerësisht në fushat e teknologjisë së lartë, duke përfshirë automjetet elektrike dhe centralet e rezervimit të energjisë në shkallë të gjerë.  
Ky partneritet u ka mundësuar “Shanshan”-it dhe “BASF”-it të ndërthurin pikat e tyre të forta, duke përfshirë përvojën e gjerë të “Shanshan”-it në lëvizshmërinë elektronike dhe në tregun e pajisjeve elektronike të konsumit si prodhuese kryesore e materialeve katodike në Kinë, dhe aftësitë e forta të teknologjisë dhe zhvillimit, shtrirjen globale dhe partneritetet strategjike për furnizimin e lëndëve të para të “BASF”-it.  
Udhëtimi i Xi Jinping-ut në Hunan bëhet pas sesioneve vjetore të Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës i Kinës, dhe Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, organi më i lartë


2 / 3këshillimor politik i vendit, të cilat u mbajtën në fillim të marsit. Gjatë këtyre veprimtarive, kreu i shtetit i Kinës theksoi rëndësinë e përshpejtimit të zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore sipas kushteve vendore në një diskutim me deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore nga delegacioni i provincës Jiangsu.  
Gjatë diskutimeve, ai kërkoi prej orgaveve të pushtetit vendor të marrin parasysh burimet e tyre, themelet industriale dhe kushtet e kërkimit shkencor dhe të promovojnë në mënyrë përzgjedhëse zhvillimin e industrive të reja, modeleve të reja dhe nxitësve të rinj të rritjes. Ai gjithashtu u kërkoi atyre të përdorin teknologji të reja për t’i transformuar dhe përmirësuar industritë tradicionale, duke i shndërruar ato në industri të nivelit të lartë, inteligjente dhe të gjelbra.  
Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe është kritik për përpjekjet e Kinës për të realizuar objektivat dhe detyrat e planit të 14-të pesëvjeçar (2021-2025).  
Zgjerimi i hapjes me standarde të larta është vendosur nga udhëheqësit kinezë si një përparësi e punës ekonomike në vitin 2024, dhe kjo u theksua në raportin e punës së qeverisë për këtë vit.  
Gjatë vizitës në Kompaninë e Materialeve të Baterive “BASF Shanshan”, Xi u njoh gjithashtu me përpjekjet për të promovuar hapjen me standarde të larta.  


3 / 3Hunan-i po i përkushtohet shndërrimit në një zonë kyçe të Reformës dhe Hapjes në Kinën Qendrore, ndërsa Xi i ka kërkuar kësaj province që të integrohet thellësisht në nismën “Një brez, një rrugë”, si edhe të çojë përpara zhvillimin inovativ të tregtisë së jashtme.
Ai bëri thirrje të mërkurën, për përpjekje solide për të aktivizuar më tej rajonin qendror në pikënisjen më të lartë, kur kryesonte një simpozium mbi energjizimin e mëtejshëm të rajonit qëndror në epokën e re.

Gjatë simpoziumit, Xi theksoi rolin kryesor të rajonit qendror, si bazë e rëndësishme e vendit për prodhimin e drithërave, energjinë dhe lëndët e para, pajisjet moderne dhe prodhimin e industrisë së teknologjisë së lartë, duke qenë një qendër e përgjithshme transporti.

Ai kërkoi gjithashtu për nxitjen e zhvillimit të cilësisë së lartë dhe shkrimin e kapitujve të rinj mbi energjizimin e rajonit qëndror në procesin e përparimit të modernizimit kinez.(Foto:Xinhua) Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: