Home KRYESORE Komisioni për shëndetësinë nis me debate, Vokshi: Situata është e rënduar. Ndreca:...

Komisioni për shëndetësinë nis me debate, Vokshi: Situata është e rënduar. Ndreca: Mos mbani konferencë

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ky komision nuk është kërkuar për interesin e deputetëve të opozitës, por ky komision shihet si një mjet për të nxjerrë në pah situatën ku ndodhet sektori i shëndetësisë. Situata nga denoncimet që na vijnë është e rënduar, me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë analiza apo ndërhyrje. Shqiptarët nuk marrin shërbim falas, nuk marrin shërbimin publik. Koncesionet që në do shqyrtojmë në këtë koncesion arrijnë vlerën 200 mln euro, për sterilizimin dhe check up.

Ndreca: Konsultohemi pastaj parashtroni kërkesën. Mos mbani konference, të ikim ne dhe vazhdo konferencën

Vokshi: Nëse doni ta nisin kështu mbledhjen…Të lutem se nuk ua kam dhënë fjalën. Po shpjegoj për publikun cfarë është ky komision. Qetësohni

Ndreca: Nuk shqetësohem fare

Vokshi: Mos më ndërhy! Unë po informoj publikun, pastaj do kaloj te rendi i ditës.

360grade.al

Share: