Home KRYESORE Konferenca e Kryetarëve miraton propozimet e Rithemelimit për ngritjen e 2 komisioneve...

Konferenca e Kryetarëve miraton propozimet e Rithemelimit për ngritjen e 2 komisioneve hetimore! Çuçi: Do krijohet një grup pune për ligjet me 84 vota

PS dhe Rithemelimi kanë arritur marrëveshjen për ngritjen e dy komisioneve hetimore konkretisht për koncesionet në shëndetësi dhe për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Mësohet se komisionet do kenë në përbërje 15 anëtarë në total, emrat e të cilëve do të bëhen me dije ditën e nesërme. Pritet që komisionet të kenë një afat kohor prej 4 muajsh secili.

Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi bëri me dije se përveç miratimit të 2 komisioneve hetimore, janë dakordësuar me grupin e Rithemelimit për ngritjen e një grupi pune për ligjet që kërkojnë 84 vota për t’u miratuar.

“Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve të ngrihet një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”,– u shpreh Çuçi.

Dakordësia e arritur për ngritjen e komisioneve pritet t’i japë fund kaosit të krijuar nga Rithemelimi prej 5 muajsh.

Top Channel

Share: