Home KRYESORE Marrëveshja e Konferencës së Kryetarëve, reagimet e ndërkombëtarëve

Marrëveshja e Konferencës së Kryetarëve, reagimet e ndërkombëtarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar”, shkruan Ambasada Amerikane në “X”.

“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes”, shkruan ambasadori i BE-së.

“E di që kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshëm sot drejt kthimit të një parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë”, shkruan ambasadori Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith.

Top Channel

Share: