Seanca e sotme plenare vijon mes debateve dhe tensioneve, të shkaktuara nga deputetët e opozitës.
Teksa mazhoranca po voton projektligjet sipas rendit të ditë, Gazment Bardhi kundërshton me tone të larta. “S’keni kuorim”, iu drejtua ai nënkryetares së parlamentit, Ermonela Felaj.
Pasi Felaj deklaroi se janë prezent në sallë 68 deputetë, Bardhi iu drejtua se “po shkel nenin 55 të rregullores”.
“Që në nisje të seancës, u kujdesa të them që është plotësuar kuorumi i nevojshëm. Pavarësisht sjelljes suaj, ne arrijmë të plotësojmë kuorumin”, u përgjigj Felaj, por nuk bëri të ditur se me sa vota kaluan ligjet.
Top Channel