Mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të gjeneruar imazhe të rreme të votuesve me ngjyrë të cilët supozohet se mbështesin Trump, duke i shpërndarë ato fotografi në rrjete sociale në mënyrë që të inkurajojnë afro-amerikanët të votojnë për republikanët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
BBC ka zbuluar dhjetëra foto të rreme që tregojnë afro-amerikanë që mbështesin ish-presidentin, por shton se deri më tani nuk ka asnjë provë që lidh drejtpërdrejt imazhet me fushatën e Trump.
Bashkëthemeluesi i Black Voters Matter, tha se fotot e rreme të Trump të rrethuar nga mbështetës nga komuniteti afro-amerikan nxitën një “narrativë strategjike” të krijuar për të treguar se Trump është popullor në komunitetin me ngjyrë.
360grade.al