Home KRYESORE Mbyllet në Pekin sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të AKP-së

Mbyllet në Pekin sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të AKP-së

Sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, u mbyll pasditen e së hënës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Në mbledhjen e mbylljes morën pjesë presidenti Xi Jinping dhe liderë të tjerë të Partisë e të shtetit.

Mbledhje e mbylljes së sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të AKP-së, Pallat i Madh i Popullit, Pekin(Foto:Xinhua)

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Deputetë votojnë për rezoluta(Foto:Xinhua)

Mbi 2800 deputetë miratuan me votim rezolutat për “Ligjin organik të Këshillit të Shtetit” të rishikuar, raportin e punës së qeverisë, dokumentin mbi zbatimin e planit të zhvillimit ekonomiko-shoqëror për vitin 2023 dhe atë për vitin 2024, dokumentin mbi zbatimin e buxheteve qendrore dhe vendore të vitit 2023 dhe buxhetin e qeverisë qendrore për vitin 2024, si edhe raportet e punës përkatësisht të Komitetit të Përhershëm të AKP-së, të Gjykatës së Lartë Popullore dhe të Prokurorisë së Lartë Popullore.(Zhang Yan/Artan) /Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: