Nga Korab Blakaj
Saherë që vonoheshin rrogat, Manastiri mbushej me plisa t‘bardhë. Popi dilte në derë e ju thoshte parisë shqiptare :braqa, rrogat janë rrugës tu ardhë prej Beligradit! Qetësoheshin plisbardhët e Vojvodët nisnin valle në oborr të Manastirit!
Paret e Kralit e pushkët e shqiptarëve e kanë ruajtur atë objekt të sherrit shekuj me radhë.
Në operacionin Olluja të ushtrisë kroate, pas mjeteve të luftës, ishin organizuar mbi 700 makineri të rënda si bagerë dhe kamionë të cilët u kujdesën mirë për objektet fetare të Kishës kriminale Ortodokse Serbe!
Kishat si vend adhurime të besimtarëve nuk lejohet të shkatërrohen, por Profeti ynë as ka urdhëruar të rrenohet Xhamija e ngritur për sherr në kohën e tij!
Kam dëgjuar për një tregim,ku njerëzit e dy fiseve protestonin në ndihmë të kushërinjëve të tyre, të cilëve „u dëmtoheshin „ tokat nga ndërtimi i pendave ujitëse mbi lum. Protestë pas proteste, kundërshtim pas kundërshtimi derisa problemi u ba i madh. Në mesin e hyqymetit edhe një shqiptar, u thot ky: çka keni që po kundërshtoni kështu bre ju plaqin sytë, a nuk po e shihni rrezikun që ju qkokordhojnë stupc, a filani e fisteku ( pronarët e tokave ku ishte ndërtuar penda) i kanë marë paret dhe i kanë rrogat muaj për muaj!
Pendat janë edhe sot funksionale!
Kryeministri Albin Kurti më ngjason me këta protestuesit! Paret e tokave janë bërë rrush e kumbulla…, moti.
Ndaj Manastiri zgjërohet në toka…
Ne jemi të detyruar të zgjedhim mes dy të kqijave; e para se nuk jemi kundër komunitetit serb dhe e dyta që jemi kundër „ një Serbie të vogël“ brenda Kosovës!
-përplasja e madhe të horizont.
Të bashkohet i gjithë elementi patriotik i kombit pa dallim në kundërshtim të zajednicës!