Home KRYESORE Ndodh në Itali! Efektivët ndalojnë makinën që bënte manovra të rrezikshme në...

Ndodh në Itali! Efektivët ndalojnë makinën që bënte manovra të rrezikshme në mesnatë, por habiten kur zbulojnë shoferen

Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin e saj në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim.

Ishte ora 1 e mëngjesit kur karabinierët morën një telefonatë për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme në qendër të Bodenos.

Patrulla e cila mbërriti në vendngjarje, ka lokalizuar makinën në fjalë. Surpriza e efektivëve ishte e madhe kur zbuluan se shofere ishte një 103 vjeçare.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të marrin raport mjekësor çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një ‘qortim modest’, dhe më pas e shoqëruan në banesë.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili tha se në vend të gjobës, do t’i jepte një medalje për guximin që ka.

Top Channel

Share: