Home KRYESORE “Nga marrëveshja me PS, humbëm dy gjëra”, deputeti Sula i prerë: Nuk...

“Nga marrëveshja me PS, humbëm dy gjëra”, deputeti Sula i prerë: Nuk votoj për Reformën Zgjedhore, nëse nuk hapen listat e deputetëve

Deputeti Dashnor Sula, i ftuar në studion e “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top News, foli për marrëveshjen e miratuar nga Konferenca e Kryetarëve mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare.

Sula tha se nga kjo marrëveshje, Rithemelimit humbi dy gjëra të rëndësishme, një prej tyre rregullorja e Kuvendit.

“Ne humbëm 2 gjëra shumë të rëndësishme, rregulloren, që është e turpshme ajo lloj rregulloreje. Këtu e kam problemin, nuk kam asgjë me Berishën dhe me Bardhin sepse duhej rikthimi në normalitet. Por nuk mund të bëjnë dot sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse do rrijë kjo rregullore kështu siç është, këta të dënojnë nga 1 ditë deri në 60 ditë”– tha deputeti.

Sipas deputetit, brenda opozitës ka zëra kundër të cilët marrëveshjes, ndërsa e bëri të qartë se nëse do të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore dhe produkti nuk do jenë listat e hapura, atëherë do votojë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Pa diskutim që ka zëra kundra brenda opozitës. Kundra nuk janë vetëm ato që janë lëpirës të cilët mendojnë se mjaftojnë që e kanë mandatin. Këta me të vërtetë e kanë lexuar mirë meqë kanë frikë ta ndryshojnë këtë gjë në 2025-ën sepse kanë frikë se nuk fitojnë. Taulant Balla kishte më shumë vota se Edi Rama. Luçiano Boçi kishte më shumë vota sesa Sali Berisha e Lulzim Basha. U ruhen këtyre problemeve dhe kanë frikë nga listat e hapura”– u shpreh Sula mes të tjerash.

Top Channel

Share: