Home Gjeo-Ekonomia Ngrohja globale, nxehtësia në oqeane thyen rekorde çdo ditë

Ngrohja globale, nxehtësia në oqeane thyen rekorde çdo ditë

Oqeanet e botës tani kanë përjetuar një vit të tërë të nxehtësisë së paprecedentë, me një rekord të ri të temperaturës. Temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit filluan të thyejnë rekorde ditore në mes të marsit të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës, NOAA dhe e Universitetit të Maine’s Climate Reanalyzer, duke nxitur shqetësime për jetën detare dhe motin ekstrem në të gjithë planetin.

“Amplituda me të cilën u rrahën rekordet e mëparshme të temperaturës së sipërfaqes së detit në 2023 dhe tani përsëri në 2024, është e jashtëzakonshme,” tha Joel Hirschi, bashkëpunëtor i modelimit të sistemeve detare në Qendrën Kombëtare të Oqeanografisë në MB.

Shkencëtarët kanë thënë se nxehtësia e oqeanit është duke u mbingarkuar nga ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu, e nxitur nga El Niño, një model klimatik natyror i shënuar nga temperaturat më të larta se mesatarja e oqeanit.

Pasojat kryesore janë në jetën detare dhe motin global. Ngrohja globale e oqeanit mund tu shtojë më shumë fuqi uraganeve dhe ngjarjeve të tjera ekstreme të motit, duke përfshirë valët e nxehtësisë përvëluese dhe reshjet intensive. Gjithashu temperaturat e larta të oqeanit po rezultojnë tashmë katastrofike për koralet.

Zbardhja ndodh kur koralet e stresuara nga nxehtësia lëshojnë algat që jetojnë në indet e tyre dhe sigurojnë burimin e tyre ushqimor. Nëse temperaturat e oqeanit mbeten shumë të larta për një kohë të gjatë, korali mund të vdesë nga uria.

Të dhënat nga mjeti Coral Reef Watch i NOAA tregojnë se problemi shkon përtej Australisë dhe se bota mund të përballet me një ngjarje të katërt globale të zbardhjes masive të koraleve në muajt e ardhshëm.

Nxehtësia e oqeanit krijon skenën për uragane më të egër.

“Sa më i ngrohtë të jetë oqeani, aq më shumë energji për të ushqyer stuhitë është në dispozicion,” tha Karina von Schuckmann.

Ndërsa ndryshueshmëria natyrore e klimës do të bëjë që temperaturat e oqeanit të luhaten, në terma afatgjatë, tha Johnson i NOAA, ne duhet të presim që ato të vazhdojnë të thyejnë rekorde për sa kohë që përqendrimet e gazit serrë në atmosferë vazhdojnë të rriten.

360grade.al

Share: