Përurohet sot baza e re e NATO-s, në Kuçovë. Siç shihet nga pamjet, baza vjen me një infrastrukturë të re.
Në këtë bazë ajrore taktike të NATO-s janë instaluar stacioni i kontrollit tokësor për dronët e njohur si Blloku Taktik 2.
Baza pritet të inaugurohet sot me praninë e përfaqësuesve të NATO-s dhe autoriteteve shqiptare.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ne fjalen e tij te rastit tha:
Kuçova do shërbejë si baza kryesore e forcave ajrore, investimi nuk do reshte deri në krijimin e një flote ne shërbim të popullit tonë dhe aleatëve. Dronët Bajraktar ne bashkëpunim me republikën e Turqisë janë të gatshëm të shërbejnë në një të ardhme të afërt. Kjo bazë është e rëndësishme për misionet e NATO-s. Ndihma që Shqipëria do i japë vendeve fqinje do na bëjë më të vlefshëm se kurrë. Jo më larg se dy vite më parë nuk e kishim menduar se Europa do përballet me një agresion të tillë siç po ndodh me agresionin rus në Ukraine,. Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, duhet të jemi të përgatitur bashkimin i forcave dhe bashkimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Nuk ka kombe të mëdhenj dhe të velgjel. Vlen më shumë dëshira për të mbijetuar dhe dinjiteti.