Home Approccio Italo Albanese Omaggio di Maria Teresa Liuzzo ( Direttore e fondatore della rivista ...

Omaggio di Maria Teresa Liuzzo ( Direttore e fondatore della rivista di Arte e Cultura internazionale -LE MUSE – Italia ) al poeta albanese FALI NDREKA

FALI NDREKA

Poeti,Profesori, Fali Ndreka
ka lindur në Dibër,Albania.Është diplomuar në Universitetin e Tiranës
, dhe për shumë vite ka dhënë mësim në lëndën gjuhë e letërsi shqipe.
Ka ndjekur seminarin: Teologji-filozofi.
Banon prej disa kohesh në Itali.
Njëkohësisht është edhe publicist, dhe fitues i disa cmimeve të para në poezi.
Ka shkruar një libër me sentenca filozofike.
Autor i mbi 150 poezive.
Drejtor i revistes Albanopuli, dhe
autor i disa artikujve në shtypin e pëtditshëm shqiptar.

Poeta, professore, Fali Ndreka è nato a Dibër, in Albania, si è laureato all’Università di Tirana , e per molti anni ha insegnato la materia della lingua e letteratura albanese. Ha frequentato il seminario: Teologia-filosofia. Vive in Italia da qualche tempo. Allo stesso tempo è anche pubblicista e vincitore di numerosi primi premi di poesia. Ha scritto un libro con frasi filosofiche. Autore di oltre 150 poesie. Direttore della rivista Albanopuli, ed autore di diversi articoli sulla stampa quotidiana albanese.

NJERI

Njeriu një botë unike mes botës,
Herë fluturon larg si zog,
E herë fundoset mes kënetës,
E herë e pandeh veten si zot.

Po ç’ është kjo bota jote, o njeri?
Herë e di veten pluhur e here argjilë ,
Herë je varkë e mbytur në dashuri,
E herë luan prapa skene si katil…

Kur takoj njerëz si zakonisht,
Unë përhumbem në atë logjikë,
Zhgënjehem sepse padenjësisht,
Trillojnë,urrehen e luftojnë njëri tjetrin si bishë.

Njëherë shfaqen me dy fytyra,
Një herë me më të pa voglin turp,
Njëherë si dritë e një pasqyre,
E herë të helmuar në shpirt e trup.

Po pse o njerëz, nuk pyetni veten se ç’jemi?!
Një grusht dhe, a një dorë kocka?!
Pse njeri tjetrin e urreni aq fort,
Apo mendoni se e juaja përherë do jetë bota?

Kjo botë nuk i takon urrejtes o miq,
I takon dashurisë dhe paqes në çdo skaj,
Prandaj mos u tregoni kaq të egër e të ligj,
Sepse në fund,nga drejtësia secili vendin e tij do të marrë.
Dhjetor 2023

L’ UOMO

L’uomo un mondo unico nel mondo, A volte vola via come un uccello,
A volte sprofonda in mezzo alla palude,
Altre volte si vede come un dio.

Cos’è questo tuo mondo, amico?
A volte ti riconosci polvere e a volte argilla,
A volte sei una barca affogata nell’amore,
E a volte dietro le quinte fai il diavolo.

Quando incontro le persone come al solito,
Vago sprofondando in quella logica, Sono deluso perché è inappropriato, che inventano menzogne, si odiano e si combattono come bestie.

A volte appaiono con due facce,
Una volta senza la minima vergogna,
Una volta come la luce di uno specchio,
Una volta avvelenato nel corpo e nell’anima.

Ma perché, gente, non vi chiedete cosa siamo?!
Una manciata di terra o una manciata di ossa?!
Perché vi odiate così tanto?
Oppure pensi che il mondo sarà sempre tuo?

Questo mondo non appartiene all’ odio, amici miei.
Appartiene all’amore e alla pace ad ogni angolo,
Quindi non essere così selvaggio e malvagio,
Perché alla fine ognuno avrà la sua giustizia.
Dicembre 2023

FJALA

Fjala është helm.
Fjala është vrerë.
Me fjalë njeriu te vretë,shpirtin
dhe zemrën ta therë…

Fjala ëshë armë.
Fjala bën hatanë.
Sa keq për ata
Që fjalë të helmta kanë.

Por fjala është paqe,
Fjala është dhe luftë…
Fjala është fushë e gjerë,
dhe rrugicë e ngushtë.

Fjala është e rëndë
dhe jo vetëm fjalë.
Sic fletë bota,
pa masë pa karar.

E hedhë atë pa të keq.
Dalë,ku të dalë.
Prekë, kë të prekë,
Djegë, kë të djegë,

Për lekë a interes.
me fjalën bëj kujdes!
Fjala i ndreq gjërat,
Fjala i prish krejt,
Fjala qeveris ,
Fjala ka pushtet.

Por fjala ishte e para,
E drejta na mbanë gjallë,
Këtë ta mbjellin si fara
njerëzit nga cdo anë.
Shkurt 2024

LA PAROLA

La parola è veleno.
La parola è bile.
Con parole, l’ uomo uccide l’anima
e ti spezza il cuore…

La parola è un’arma.
La parola è fuorviante.
Peccato per loro
Che parole velenose hanno.

Ma la parola è anche pace,
La parola è anche guerra…
La parola è un campo vasto,
e vicolo stretto.

La parola è pesante
e non solo parole.
Mentre il mondo parla
senza pesarle…

Lo dicono senza misure
Succede quel che succede
Di toccare, a chi tocca
Bruciare, a chi gli brucia…

Per denaro o interesse.
Con le parole stai attento!
La parola aggiusta le cose,
La parola rovina tutto,
La parola governa,
La parola ha potere.

La parola era per prima,
La giustizia, ci tiene in vita,
Piantarlo come un seme
Le persone da ogni parte.
Febbraio 2024

TË URTËT

Kur dalin budallenjtë
në krye,
Gjithë budallenjtë e tjerë,
ngrefosen si gjela.
Ndonëse edhe bari
fillon e thahet.
Ndërsa kur qyteti,
drejtohet nga të urtët,
Qeshin rrugicat,
Gëzojnë dhe muret.
Shkurt 2024

IL SAGGIO

Quando escono gli sciocchi
in cima,
Tutti gli altri sciocchi,
Si vantano come tacchini.
Anche se l’erba
inizia e si secca.
Mentre quando la città,
Si guida dal saggio,
I vicoli ridono,
Anche i muri sono felici.

Febbraio 2024

Tradusse in italiano: Rifat ISMAILI

Share: