Home KRYESORE “Partia s’është strehë interesash”, Kulluri: Rezoluta e 18 dhjetorit, vendim i organit...

“Partia s’është strehë interesash”, Kulluri: Rezoluta e 18 dhjetorit, vendim i organit më të lartë statutor të PD-së

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, deklaroi kjo parti nuk mund të jetë strehë interesash të njerëzve të vegjël. Ai theksoi se partitë politike janë bashkime vullnetare të njerëzve të cilët besojnë në vlera, ide dhe vizion të përbashkët për një qeverisje të mirë të vendit të tyre.

Mes të tjerash ai tha se rezoluta e 18 dhjetorit 2021 është një vendim i organit më të lartë statutor të PDSH.

REAGIMI I KULLURIT

Partia Demokratike nuk mund te jete strehe interesash te vogla te njerëzve te vegjël! Partitet politike jane bashkime vullnetare te njerezve cilet besojne ne vlera, ide dhe vizione te perbashke per nje qeverisje te mire te vendit te tyre! Ndaj nese nuk ekziston ky mirebesim dhe vullnet per tu mbeshtetur tek keto parime, cdo kush qe ben zgjedhje te ndryshme nuk mund te jete pjese e nje partie politike.

Deputetet qe kane zgjedhur muajt e fundit qe ti bashkohen nje partie tjeter politike pavaresisht se ligjerisht nuk ekziston, nuk kane pse qendrojne formalisht ne Partine Demokratike. Ndaj Kryesia e PDSH duhet te pezulloje aktivitetin e tyre politik per ta vazhduar ate aty ku kane zgjedhur lirisht ta bejne.
Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 eshte nje vendim i organit me te larte statutor te PDSH, dhe si e tille eshte e detyrueshme per tu zbatuar ne nje institucion sic eshte PDSH! Ne respekt te zgjedhjes se lire per te flirtuar me subjekte te tjera politike pavaresisht se kane shkelur rezoluten qe kane votuar po vete, ata qe kane vendosur ti bashkohen ballkoneve dhe rrugicave do ishte e udhes “te vishen trashe” e te rrijne aty ku kane zgjedhur me vullnetin e tyre te lire!
Suksese ne jete dhe mirutakofshim ne zgjedhjet e 2025!/Balkanweb.com

Share: