Home KRYESORE Pekin, mbyllet sesioni vjetor i organit suprem këshillues politik

Pekin, mbyllet sesioni vjetor i organit suprem këshillues politik

Sesioni i dytë i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, organi më i lartë këshillues politik në Kinë mbajti ceremoninë e mbylljes në orën 9 të mëngjesit të dielën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Presidenti kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë ishin të pranishëm në ceremoninë e mbylljes.

U miratua në mbledhjen një rezolutë mbi një raport pune të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, një rezolutë mbi një raport se si janë trajtuar propozimet nga këshilltarët politikë që nga sesioni i mëparshëm vjetor, një raport mbi shqyrtimin e propozimeve të reja dhe një rezolutë politike mbi sesionin e sivjetshëm.

Kryetari i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së Wang Huning mbajti një fjalim të rastit.

Siç mësohet, sesioni i dytë i Legjislatura e 14-të e Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, do ta mbajë të hënën mbledhjen përmbyllëse në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: