Home Gjeo-Ekonomia Përurimi i bazës ajrore, gjenerali i NATO: Shqipëria, e gatshme për të...

Përurimi i bazës ajrore, gjenerali i NATO: Shqipëria, e gatshme për të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e sigurisë dhe paqes

Gjenerali i NATO-s, Pablo Sanchez De Lara, është shprehur gjatë ceremonisë së inaugurimit të bazës ajrore në Kuçovë se Shqipëria është më e gatshme më shumë se sa kurrë për të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e sigurisë dhe paqes.

“Përfshira e Shqipërisë në mbrojtjen ajrore të NATO-s është simbol i kontributit të saj në këtë pjesë të NATO-s. Duke punuar së bashku në kuadër të sistemit ajror garantojmë sigurinë për njerëzit tanë.

Mund të them që aleanca e NATO-s, garanton në mënyrën më të mirë sigurinë ajrore.

Përurimi i bazës ajrore dëshmon se aleanca jonë me një qasje 360 gradë është e angazhuar mjaft në këtë rajon dhe si koalicion marrim në konsiderata angazhimet e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë. Nëse hedhim sytë, kësaj baze të re rreth nesh, është e dukshme se Shqipëria është më shumë se sa kurrë e gatshme që të marrë edhe më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen mes të tjerash edhe prej këtij vendi. Jam i sigurt që kjo bazë ajrore do të jetë në përputhje me standardet e NATO dhe do të përmirësojnë bashkëveprimin në kuadër të aleancës. Këto instalime mundësojnë që të kemi më shumë mundësi dhe gatishmëri ushtarake.

Duhet të jemi të gatshëm edhe për planet dhe operacionit e NATO. Kjo do të kontribuojë në përpjekjen e përgjithshme të parandalimit dhe për të dëshmuar veprimin e pandashëm të NATO për siguri e paqe.

Dua t’ju siguroj që veprimtaritë mbresëlënëse këtu do të na çojnë në rritje të kapaciteteve tona dhe Shqipëria do të ndihet më e sigurtë dhe e mbrojtur brenda NATO-s. Së bashku do të ndihemi”

360grade.al

Share: