“Na kanë goditur Mbretin! Na kanë goditur Mbretin!!!” – ushtonte në katër anët e republikës. Ky kushtrim e gjeti në kafe të katundit Luftarin, një katund shumë i varfën e i braktisun.
- “Heu i paskan ra mretit! Kush mor ka guxu”?
- “Kumunistat Luftar! Kumunistat!”
- “Mo bre burra! Po si ka ndodh? A n’spital a n’ shpi asht rreziku… ku? Si?
- Of bre! I ka ra gruja m’shputa…
- Ku kuuu! Marre!! Po kush i ka pa?
- Tan bota! Se mreti e kish pas filmu me telefon
- Po ju a m’that’ se i kon ra kumunistat?
- Po bre, se çkjo gruja kumuniste e bij kumunistash e sigurimi asht
- Po, jon kon kumunista para se m’u martu me mret a jan ba mbasi?
- Or ça lidhje kjo kjo pun’? Jon bo bashk krejt kumunistat tash kundër mretit. Kon bo ene nji peticion. A merr vesht se kjo asht luft?
..dhe Luftarit i shpjeguan se i madh e i vogël veç me kët pun po merret n’kët vend. Biles jan organizu n’grupe:
Grupimi i aktorëve ma të famshëm – kta kan ba peticion
Unioni i grave të rrafme – kto ta hajn të gjallë mretin
Koalicioni i grave që s’i pjerdh njeri – kto gzojn që bytha e asaj që u bo mbretnesh në vend të ktyne tani po ndahet nga burri
Shoqata e kineastëve të ti tokut që përgëzojnë mbretin për cilësinë e xhirimeve
Fondacioni i burrave që shembin në hu gratë e veta – bëjnë sikur janë me mbretëreshën për me tregu se nuk i prekin gratë e veta me dorë.
Lidhja e Grave Besnike Të Qëndrueshme ( LGBTQ ) – është kundër çdo dhune, përveç kur gruaja rref mbretin
Oborri mbretëror që e konsideron intrigë dhe sulm komunist sigurims.
Bahçja komuniste – që e cilëson akt revolucionar ndaj aristokracisë dekadente
Analistët e majtë që thonë- bla bla bla
Analistët e dhjathë që thonë bla bla bla…
Një javë jeta politike , shoqërore, ekonomike ka ndalur për ti lënë vendin këtij konflikti që nisi me 4 shpulla dhe tani ka mobilizuar vendin. Sot që flasim, në fshatin shumë të vogël e shumë të varfër të Luftarit është luftë. Do të na vrasin kumunistat apo do ti hjekim ne qafe ata?
Ngado hapte televizorin, telefonin, sytë e veshët, Luftari shikonte dhe dëgjonte veç luftë. Atëhere vendosi të shkonte nga jugu, të mobilizonte fisin e tij për ti dalë zot situatës.
Kështu u nis Luftar trimi e brodhi Kolonjë, Përmet , Tepelenë. Bosh! O fshatrat ishin zbrazur fare ose në ta kishin mbetur pleq të rrjedhur që edhe shurrën në brekë e bënin. Ky i fliste për mbretin, për sherrin, për luftën ata i përgjeshin për kooperativën, për tallonin, për diversantët….
I rraskapitur e dëshpëruar Tarja u kthye në shtëpi. Ishte natë vonë. Drita e dhomës së gjumit ishte ndezur. U afrua të shohë nga dritarja gruan kur… ç’i panë sytë?! Një alamet burri në krevatin e tij që po bënte seks në kulm të qejfit! U mat të nxirrte armën me të cilën do luftonte për vatan e namuz të monarkisë por i ra ndërmend që as kishte dhe as kishte patur kurre armë. U turr tek hauri të merrte kosën e barit po i shkepën sytë xixa ngaqë u përplas me dikë . Ishte gruaja. Luftari u mpi. - Kush ishte… është..
- Na ka ardhur djali nga Gjermania. – gëzoi e shoqja – Ka sjellë me vete edhe një çupë gjermane që të martohet me të. I vura në dhomën tonë. Kështuqë Luftari e rrahu gruan si zakonisht, pa e filmuar, si zakonisht, për ti treguar se asgjë nuk mund ti ndryshonte gjërat në martesën e tyre, madje as mungesa e gjatë e Luftarit….
( po e le këtu këtë skicë që dikur, kur populli të bëhet popull e të lindin edhe mendje të ndritura, të shkruajnë kryevepra për këto karepsjet tona ciklike )