Home KRYESORE “Projektligjet u votuan me 68 deputetë prezentë”, grupi i PD-së letër Nikollës:...

“Projektligjet u votuan me 68 deputetë prezentë”, grupi i PD-së letër Nikollës: Draftet e miratuara të shpallen të pavlefshme, nuk kishte kuorum

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit, deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, thuhet se votimi sot u bë në shkelje të Kushtetutës pasi nuk u garantua kuorumi i nevojshëm.

Deputetë e opozitës, që ishin të pranishëm sot në parlament, por nuk votuan prezencën, u shprehën se procesi i votimeve nuk duhej të hapej, pasi nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Prezencën e votuan 68 deputetë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën 71.

Top Channel

Share: